Reagim dhe paralajmërimi i fundit para se ta padisim Gazetën “ZËRI”

LINKU I LAJMIT: http://zeri.info/…/fluturojne-nga-gezimi-qe-do-te-luajne-n…/

Se në çfarë gjendje (deregjëje) ka ardhur “ZËRI” dikur gazetë prestigjioze është për të ardhur keq. Kjo gazetë e përhap lajme të pavërteta në opinion publik ku kinse Llapi ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të huaj, të cilët do marrin rrugën për tek ne muajin e ardhshëm.

LLAPI në projeksionet e veta afatmesme dhe afatgjate ka vetëm futbollistët vendor dmth KOSOVAR me të cilët pretendon dhe beson se do të arrij rezultate kulminante , kjo gazetë e cila me këtë shkrim tenton të prish organizimin e shkëlqyer të klubit, atmosferën që mbretëron në brendësinë e klubit shkruan lajm të pavërtetë, të cilin edhe e ka sponzorizuar për ta përhapur tek të gjitha portalet dhe rrjetet sociale tjera.

Në këtë kohë, kur ne duhemi të merremi me skuadrën për vazhdën e kampionatit, duhet të reagojmë edhe ndaj këtyre shkrimeve të ulta si sportive po ashtu edhe me etik gazetarske, që qëllimi vetëm se po dihet.

BORDI DREJTUES I F.C. LLAPIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *