Java II: Ballkani – Llapi 0-3

Llapi ka arritur tre pikëshin e parë sezonal në mënyrë bindëse
Therandë, 25 gusht 2018 – Llapi ka arritur fitore bindëse në udhëtim tek Ballkani, të cilën e mposhti si me lojë ashtu edhe me rezultat (0-3). Por se çfarë rastesh kanë humbur sot lojtarët tanë, mund të themi se rezultati nuk ishte real. Serinë e golave e hapi Mentor Zhdrella në minutën e 6-të ku realizoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë. Më pas, Ahmed Januzi me kokë në minutën e 24-të realizoi për 0-2 pas asistimit të Zhdrellës, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesën e dytë e nisën më mirë vendasit por pa arritur konkretisht të rrezikonin portën e Haxhos, i cili sot bëri debutimin me Llapin, ku tregoi një paraqitje të mirë. Golin e tretë e realizoj Ahmed Januzi i cili paraprakisht mori një pasim nga kapiteni Hamdi Namani për 0-3, min. 66. Rastet për Llapin nuk munguan edhe më tej, ku dështuan të shënonin Alidema, Zhdrella e Hajdari por rrjetat më nuk u tundën dhe përfundimisht 0-3 me Llapin që merr 3 pikët e para në këtë edicion.
Java II

Ballkani – Llapi 0-3

Golashenues: Mentor Zhdrella 6′, Ahmed Januzi 24′ e 66′

Gjyqtarë: Dardan Çaka, Granit Hyseni, Gëzim Mehmeti, Erdall Zasella

Stadiumi i qytetit, Therandë

Ballkani: 1. Armend Ruxhi – 2. Besnik Krasniqi, 5. Visar Berisha, 21. Liridon Kukaj, 6. Arbër Potoku – 7. Durim Gashi, 77. Leart Emini, 88. Egzon Shabani, 8. Gentian Elezaj, 14. Jetmir Topalli – 10. Borche Manevski. Kryetrajner: Bekim Shotani

Llapi: 12. Eglant Haxho – 4. Bujar Idrizi, 5. Dardan Jashari, 16. Hamdi Namani /C/, 8. Benjamin Emini – 6. Kushtrim Shabani, 20. Behar Maliqi(14. Egzon Sinani – 18′), 7. Mentor Zhdrella – 19. Gentrit Begolli(97. Festim Alidema – 64′), 22. Shend Kelmendi(11. Fiton Hajdari – 79′), 27. Ahmed Januzi. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *