Java I: Llapi – Drenica

Të dielën ndaj Drenicës synohet të niset mbarë kampionati i ri i Ipko Superligës

Podujevë, 17 gusht 2018 – Llapi dhe Drenica do takohen në javën e parë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja zhvillohet të dielën më 19 gusht në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe nis në ora 16:45.

Ky do jetë takimi i 10-të ndërmjet dy skuadrave në kuadër të Superligës nga viti 2015, kurse edhe dy herë të tjera janë takuar në kuadër të Kupës. Llapi ka bilanc tejet pozitiv prej 7 fitoreve, kurse Drenica ka 2 sosh dhe asnjëherë nuk janë ndarë baras. Në kuadër të Kupës, Llapi ka një fitore e një barazim duke u kualifikuar në finale dy edicione më parë.


Përballjet kampionale nga viti 2015:

2015/16: Llapi – Drenica 2:1 (1:1) Benjamin Emini 45′ e 55′ – Taulant Dajaku 38′
Drenica – Llapi 2:1 (1:0) Sami Geci 27′, Taulant Dajaku(pen) 71′ – Benjamin Emini(pen) 90+
Llapi – Drenica 3:1 (1:1) Dardan Jashari 44′, Ilir Blakqori 51′ & Visar Zeneli 62′ – Drilon Osmani 3′

2016/17: Llapi – Drenica 1:0 (0:0) Hamdi Namani 74′
Drenica – Llapi 2:0 (0:0) Taulant Dajaku 69′ & Kreshnik Lushtaku 78′
Llapi – Drenica 4:1 (1:0) Florim Berbatovci 49′, Hamdi Namani 74′ e 85′ & Edon Zeqiri 89 – Kreshnik Uka 59′

2017/18: Llapi – Drenica 1:0 (0:0) Mirlind Daku 55′
Drenica – Llapi 1:2 (0:2) Genc Hamiti 78′ – Egzon Sinani 10′ & Mirlind Daku 32′
Llapi – Drenica 1:0 (0:0) Shkelzen Lushtaku a.g 49′

Përballjet e Digitalb Kupës:
2016/17: Drenica – Llapi 0:0 (0:0)

Llapi – Drenica 4:1 (1:0) Florim Berbatovci 18′ e 60′ & Hamdi Namani 48′ e 60′ – Armend Abazi 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *