FTESË PUBLIKE

Podujevë, 11 gusht 2018

Duke parë interesimin e madh nga shumë kompani serioze për të reklamuar biznesin e tyre tek FC Llapi, nëpërmjet kësaj shkrese ju njoftojmë për propozimet tona për hapësirat reklamuese në fanellat zyrtare të FC Llapit për garat e Ipko Superligës për sezonin 2018/19. Reklamimi i biznesit tuaj në fanellat zyrtare të FC Llapit është promovim për biznesin tuaj, ku dihet se ndeshjet tona janë në transmetim direkt në TV dhe kjo u mundëson bizneseve tuaja të duken dhe të promovohen në një klub me traditë siq është FC Llapi dhe ne si klub kemi paraqitur edhe propozimet si në vijim:

1) Hapësira reklamuese në fanela përpara në gjoks 7000€;
2) Hapësira reklamuese në fanela prapa në shpinë 8000€;
3) Hapësira reklamuese në fanela në krah të djathtë 2000€;
4) Hapësira reklamuese në fanela në krah të majtë 2000€;

Ndërsa propozimet për hapësirat reklamuese në fanellat zyrtare të FC Llapit për garat e Digitalb Kupës për sezonin 2018/19 janë këto:

1) Hapësira reklamuese në fanela përpara në gjoks 4000€;
2) Hapësira reklamuese në fanela prapa në në shpinë 5000€;
3) Hapësira reklamuese në fanela në krah të djathtë 1200€;
4) Hapësira reklamuese në fanela në krah të majtë 1200€;

Të gjitha kompanitë e interesuara për t’u bërë pjesë e klubit me traditë 86 vjeçare të FC Llapit, njëkohësisht e ndihmojnë klubin drejt sukseve por në njërën anë edhe biznesin e tyre e promovojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke parë organizimin e klubit për këtë edicion që është në profesionalizmin më të lartë, atëherë bashkëpunimi me FC Llapin do jetë determinues për sukseset e klubit dhe kompanisë tuaj. Qëllimi i klubit për këtë edicion veç se dihet, dalja në Europë, por me përkrahjen tuaj do e kemi edhe më të lehtë rrugën drejt sukseseve.

Oferta minimale nga klubi janë këto çmime ndërsa oferta më e lartë nga kompanitë konkuruese do të përzgjedhet nga Bordi drejtues i klubit dhe më pas para fillimit të sezonit do vendoset dhe do prezantohet në fanellat zyrtare të FC Llapit për sezonin 2018/19 të Ipko Superliga e Kosovës dhe Digitalb Kupës. Kompania që e fiton tenderin i blen fanellat.

[FOTO] Paraqitja konceptuale e fanellave dhe hapësirat për reklamimin e kompanive tuaja në fanella.

Nr kontaktues: 044-600-317(Sekretari i klubit Muhamet Rexhepi) apo ne email e klubit: info@llapifc.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *