Skuadra do i filloj stërvitjet nga dy herë në ditë – zhvendoset në Banjë të Pejës

Skuadra për dy javë do përgaditet në kompleksin “Onix” në Banjë të Pejës

Podujevë, 27 korrik 2018 – Skuadra e Llapit përgaditjet për edicionin e ri nga nesër për dy javë do i vazhdoj në Banjë të Pejës në kompleksin “Onix”. Futbollistët stërvitjen e nesërme do ta kryejnë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në mëngjes dhe pasdite skuadra merr rrugë për në Pejë.

Kushtet e favorshme për punë që i ofron ky kompleks me hotelin dhe fushën sintetike do e ndihmojnë skuadrën dhe stafin të përgaditen edhe më mirë para fillimit të edicionit të ri të Vala Superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *