Skuadra e Llapit mbajti seancë stërvitore tek “Parku i Paqes”

Futbollistët janë maksimalisht të përgaditur për edicionin e ri
Podujevë, 23 korrik 2018 – Futbollistët e Llapit po vazhdojnë me fazën përgaditore para fillimit të edicionit të ri të Superligës. Sëbashku me stafin e trajnerëve, ata sot përfunduan stërvitjen e mëngjesit në “Parkun e Paqes” në Podujevë. Gjatë kësaj stërvitjeje u duk në pah përgaditja e mirë fizike që u duhet shumë futbollistëve gjatë kampionatit.

Skuadra sot në planprogram kishte vrapime në grupe rreth Parkut me kohë të caktuar. Gjatë ditëve në vijim, Llapi pritet të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *