Zyrtare: Dardan Sekiraqa rikthehet në vendlindje – nënshkruan për 4 vite me KF Llapin

Podujevë, 15 korrik 2018 – Qendërmbrojtësi shtatlartë, Dardan Sekiraqa është futbollisti më i ri i Llapit. 19 vjeçari me tipare defenzive ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me klubin.
Dardan Sekiraqa, 19 vjeç, i gjatë 1.90 m, i lindur më 27.04.1999 në Podujevë. Si fëmijë e ka nisur tek Llapi ku i kreu kategoritë e reja e më pas iu bashkua Prishtinës si kadet dhe sezonin e fundit luajti si junior. Sekiraqa shquhet për shtatlartësinë e tij dhe sigurinë në fazën defensizve. Sekiraqa ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-19
 
“Vendosa të rikthehem në vendlindjen time, në klubin ku unë e kam filluar karrierën e futbollistit, në klubin ku unë dhe e gjithë familja ime e ka në zemër, KF Llapin. Ju premtoj që do ta jap më të mirën nga vetja për klubin, kryesinë, tifozët dhe qytetin e Podujevës që më kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë si futbollist në fillimet e karrierës. Shpresojmë që ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm se herave tjera dhe do ti arrijmë objektivat e klubit bashkarisht. Guri peshon më së miri në vendin e vet, na priftë e mbara djem, edhe unë jam gati”, deklaroi Sekiraqa pas prezantimit të tij si futbollist i Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *