Zyrtare: Bujar Idrizi përsëri bardhekaltër – rikthehet tek Llapi

Podujevë, 3 korrik 2018 – Bujar Idrizi është lojtari më i ri i Llapit. Idrizi i rikthehet skuadrës për herë të tretë pasi ishte pjesë e klubit gjatë stinoreve 2013/14 & 2016/17.

Bujar Idrizi, 26 vjeç, i lindur më 11.12.1991 në Podujevë, luan mbrojtës i krahut dhe qendërmbrojtës. Si futbollist e nisi tek Hysi ku i kaloj kategoritë e reja dhe u bë pjesë e ekipit të parë, e pas shuarjes së Hysit iu bashkua Llapit për 6 muaj. Më pas luajti për një edicion për skuadrat e Trepçës dhe Trepçës’89. Ai iu rikthye Llapit gjatë edicionit 2016/17, ku kaloj një stinor fantastik që u ra në sy drejtuesve të Kukësit, ku nënshkroi për 1 vit.

Pasi nuk arriti akordin me Kukësin, Bujari e pa të arsyeshme t’i rikthehet edhe një herë vendlindjes dhe klubit të zemrës LLAPIT drejt arritjes së synimeve të këtij edicioni së bashku me lojtarët tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *