Ilir Pollomi dhe Bekon Podvorica kalojnë në ekip të parë nga juniorët

Podujevë, 26 qershor 2018 – Dy futbollistët që stinorin e fundit ishin pjesë e rëndësishme e juniorëve të klubit, Ilir Pollomi e Bekon Podvorica nga sot janë pjesë e ekipit të seniorëve të Llapit.


Ilir Pollomi, 19 vjeç, i lindur më 20.01.1999 në Podujevë. Pollomi luan si sulmues krahu dhe e ka nisur tek Llapi ku ka kaluar kategoritë e reja deri sa tanimë i bashkangjitet ekipit të parë të Llapit si lojtar mjaft premtues për të ardhmen.

Bekon Podvorica, 18 vjeç, i lindur më 31.08.1999 në Podujevë, luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe në stinorin që lamë pas ishte paraqitur në shumicën e ndeshjeve të juniorëve. Ai ka mjaft cilësi në pozitën që ai e luan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *