Zyrtare: Alban Shabani nënshkruan për 3 vite me KF Llapin

Podujevë, 23 qershor 2018 – Sot kontratë profesionale me KF Llapin ka nënshkruar edhe mesfushori llapjan, Alban Shabani. Reprezentuesi i Kosovës U19 është prodhim i Llapit pasi e ka filluar tek Llapi që nga kategoritë e reja.

Alban Shabani, 18 vjeç, i lindur më 18.05.2000 në Podujevë. Mesfushori është pjesë e Llapit që nga fëmijëria, ndërsa së fundmi ishte pjesë e kategorisë së juniorëve dhe pas paraqitjeve të mira ai mori ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *