Zyrtare: Hajdin Salihu nënshkruan me KF Llapin

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës U17 është pjesë e Llapit
 
Podujevë, 19 qershor 2018 – Sot kontratë profesionale me KF Llapin ka nënshkruar edhe mbrojtësi shtatlartë Hajdin Salihu i cili së fundmi ishte pjesë e Shkollës së Futbollit “Kurda”
 
Hajdin Salihu, 16 vjeç, i lindur më 18.01.2002 në Podujevë, e nisi tek Shkolla e Futbollit “Besiana”. Kaloj tek Shkolla e Futbollit “Kurda”, ku pas paraqitjeve të mira mori ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U17. Ai luan si mbrojtës dhe shquhet për shtatëlartësinë dhe sigurinë e tij në fazën defenzive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *