Zyrtare: Granit Shabani nënshkruan kontratë profesionale me KF Llapi

Podujevë, 19 qershor 2018 – Futbollisti i radhës që nënshkruan kontratë profesionale me klubin është Granit Shabani. Shabani, reprezentues i Kosovës U15 dhe futbollist i cili ka kaluar në kategorinë e kadetëve të Llapit, ka hyrë në mesin e futbollistëve që kanë bindur drejtuesit e klubit për të nënshkruar kontrata profesionale me qëllim të kompletimit të së ardhmes së sigurtë të klubit.

Granit Shabani, 15 vjeç, i lindur më 02.04.2003 në Majac të Podujevës. Sulmuesi i Llapit që luan edhe si mesfushor ofanziv është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U15 dhe ka nënshkruar kontratë profesioniste me klubin. Ai në stinorin që lamë pas ishte golashenuesi më i mirë në Lidhjen Rajonale të Prishtinës në kategorinë e Pionerëve. Në vitin e kaluar është zgjedhur shpresa e futbolllit llapjan në mesin e lauratëve të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *