Zyrtare: Muhamet Hyseni nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin

Podujevë, 18 qershor 2018 – Pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar, klubi ka vendosur të nënshkruaj kontratë profesionale me lojtarin Muhamet Hyseni.

Muhamet Hyseni, 17 vjeç, i lindur më 06.02.2001 në Majac të Podujevës. Qendërsulmuesi korpulent e nisi tek Shkolla e Futbollit “Besiana”. Më pas ai kaloi tek Shkolla e Futbollit “Kurda” ku ishte golashenuesi më i mirë në kategoritë e reja. Ai u ftua edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U17. Në janar të këtij viti ai u transferua tek Llapi dhe luajti për Juniorët ku realizoj 9
gola dhe i ndihmoj skuadrës të ngritet lartë në pozitën tabelare. Përpos instinktit të jashtëzakonshëm për gol, Hyseni ndër të tjera vlerësohet edhe për kontroll të shkëlqyeshëm të topit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *