ZYRTARE: Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Benjamin Emini dhe Gentrit Begolli vazhdojnë kontratat me Llapin edhe për 1 vit kurse pjesa tjetër janë me kontrata

Podujevë, 18 qershor 2018 – Krahas prurjeve të reja në skuadër, Llapi ka vazhduar kontratat me futbollistët që bartën barrën kryesore të skuadrës në edicionin që lamë pas. Kapiteni, Hamdi Namani më pas mesfushori kryesor i skuadrës Mentor Zhdrella, mbrojtësi i krahut Benjamin Emini dhe sulmuesi Gentrit Begolli, do jenë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2019!

Pjesa tjetër e fubollistëve, që iu ka skaduar kontrata dhe kanë kaluar në klube tjera, FC LLAPI i falenderon të gjithë që kanë djersitur fanelen bardhekaltër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *