KF Llapi me përbërje të re të stafit të trajnerëve dhe strukturës organizative

Podujevë, 17 qershor 2018 – KF Llapi pas emërimit të kryetrajnerit të ri të skuadrës, Bylbyl Sokoli ka zgjedhur edhe stafin e tij që do ta ndihmojnë në edicionin e ri.

Shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli do ndihmohet nga ndihmëstrajnerët Fadil Ademi, Granit Begolli e Bejtush Bejta, ndërsa trajner i portierëve vazhdon të mbetet Labinot Qosa.

Ndryshime ka edhe tek juniorët. Tani trajner i skuadrës së juniorëve do jetë Megzon Visoka.

Stafi mjekësor përbëhet nga: Afrim Shabani-doktor si dhe Arianit Krasniqi e Endrit Luta si fisioterapeutë.

Drejtor organizativ i skuadrës për stinorin e ri do jetë Emin Ajvazi

Sekretar-Arkatar vazhdon të jetë Muhamet Rexhepi

Kurse gjatë javës së ardhshme do të prezantohen trajnerët e akademisë së Llapit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *