Zyrtare: Gent Musa është pjesë e Llapit

Mesfushori i talentuar ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin


Podujevë, 8 qershor 2018 – KF Llapi me marrëveshjen e arritur sot me futbollistin llapjan, Gent Musa po dëshmon se po i rikthen talentët në klubin e qytetit të lindjes. Me tiparet e tij të një mesfushori tejet të talentuar, Musa ka bindur drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë me të kontratë 3 vjeçare.

Gent Musa, 17 vjeç, i lindur më 14.03.2001 në Podujevë. Mesfushori llapjan karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit “Besiana”. Më pas ai u transferua tek Shkolla e Futbollit “Kurda”, ku ishte i pazëvendësueshëm në Kategorinë e Kadetëve U17. Genti është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17, ndërsa i bashkangjitet Llapit për ta japur kontributin e tij në vendlindje.

Nga njohësit e futbollit kosovar Genti njihet si diamanti më me vlerë i futbollit në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *