Zyrtare: Bylbyl Sokoli emërohet trajner i Llapit – caktohet edhe bordi i klubit

Mbledhet edhe bordi i klubit – caktohen pozitat për edicionin e ri

Podujevë, 8 qershor 2018 – Në konferencën e paralajmëruar sot për media nga KF Llapi është bërë prezantimi i aksionarve të ri si dhe pozita e tyre dhe trajnerit të ri Bylbyl Sokoli.

Konferencën e hapi Presidenti i klubit, Nexhat Dumnica i cili njoftoi per aksionarët e ri pastaj fjalen e mori Drejtori Ekzekutiv – Sportiv Tahir Batatina i cili njoftoi për emërimin e Sokolit si kryetrajner.

Bordi dhe aksionarët e ri janë:
Nexhat Dumnica – President
Tahir Batatina – Drejtor Ekzekutiv – Sportiv
Fadil Dervisholli – nënkryetar dhe aksionar
Muhamet Rexhepi – sekretar
Afrim Ajeti – drejtor gjeneral për transfere internacionale dhe aksionar
Shkumbin Veliu – Aksionar dhe Drejtor i Departmentit Ligjor
Baki Osmani – anëtar i bordit dhe aksionar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *