Zyrtare: Arbnor Ramadani është përforcimi më i ri i Llapit

Podujevë, 7 qershor 2018 – Llapi po vazhdon konsolidimin për edicionin e ri. Së fundmi edhe Arbnor Ramadani është futbollisti më i ri i Llapit. Mesfushori i talentuar ka arritur marrëveshje një vjeçare me klubin.

Arbnor Ramadani, 24 vjeç, i lindur më 03.06.1994 karrierën e ka nisur tek Drita dhe deri më tani ishte pjesë e skuadrës nga Gjilani ku edhe u shpall kampion i stinorit që lamë pas. Ramadani regjistroi 14 paraqitje për Dritën në stinorin e kaluar. ‘Noli’ u shpreh i kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe premton maksimumin për Llapin në edicionin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *