Zyrtare: Ilir Syla është përforcimi më i ri i Llapit

Podujevë, 5 qershor 2018 – Në vazhdën e kompletimit të skuadrës për edicionin e ri, Llapi sot ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Ilir Syla i cili së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit.

Ilir Syla, 23 vjeç, i lindur më 21.05.1995 në Gjakovë, ish-futbollist i Gjakovës, pastaj ka luajtur si junior i Vëllaznimit, Istogut dhe ishte rikthyer në Vëllaznim ku ishte rikthyer në Superligë pas një edicioni. Syla edicionin që lamë pas ka zhvilluar 23 ndeshje për Vëllaznimin ndërsa pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit e klubit në edicionin e ri do bart fanellën e Llapit.

Ilir Syla është përforcimi i tretë me radhë i Llapit në këtë afat kalimtar dhe nuk do jetë i vetmi…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *