Zyrtare: Albi Çekiçi i bashkangjitet Llapit

Podujevë, 5 qershor 2018 – Llapi ka transferuar sulmuesin nga Pogradeci, Albi Çekiçi. Ai së fundmi ishte pjesë e Pogradecit në Kategorinë e Parë të Shqipërisë, ku arriti të realizoj 17 gola në 22 ndeshje.

Albi Çekiçi, 25 vjeç, i lindur më 28.10.1992, ish-sulmuesi i Kamzës dhe Pogradecit në edicionin e ri do jetë pjesë e skuadrës së Llapit. Çekiçi gjatë viteve 2011-2016 ishte pjesë e Pogradecit ku në 106 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënoj 18 gola. Më pas ai u transferua te Kamza dhe në 8 ndeshje arriti të shënoj 2 gola, për tu rikthyer më pas te Pogradeci në edicionin që lamë pas ku shënoi 17 gola në 22 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *