Java XXVIII: Llapi – Drita

Futbollistët e Llapit kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje

Podujevë, 21 prill, 2018 – Nesër, e diele nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Dritës në kuadër të javës XXVIII të Vala Superligës.

Llapi do kërkoj “revanshin” për dy humbjet e shkaktuara nga Drita në dy ndeshjet paraprake të këtij stinori, njëkohësisht për të vazhduar rrugën drejt kreut.

Llapi në këtë ndeshje është i hendikepuar me mungesat e Benjamin Eminit dhe Egzon Shabanit që të dy të ndëshkuar me kartonë të kuq në javën e kaluar.

Java XXVIII

Llapi – Drita

E diele, 22 prill – ora 15:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Isak Ceroviku

Statistikat:

Llapi dhe Drita janë ndeshur në 8 ndeshje zyrtare nga viti 2015 kur Llapi u inkuadrua në Superligë. Llapi ka bilanc prej 3 fitoreve, 3 barazime dhe 2 fitore të Dritës, me goldallim +1 për Llapin, 11:10.

Ndërsa Llapi si vendas në takimet e ndërmjetme, ka 3 fitore, 2 barazime dhe një humbje me bilanc 8:5.

Drita si vendas, ka arkëtuar vetëm katër pikë në barazimin e vitit 2015, 2:2 dhe në fitoren e edicionit vjeshtor 3:1.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:

2015/16:
Llapi – Drita 3:3 (1:1) Enis Zabërgja 7′ e 60′ Getoar Dragusha 11′ – Ylber Ramadani 14′, Fillim Guraziu 66′ e 90′
Drita – Llapi 2:2 (1:0) Alban Shillova 26′, Festim Krasniqi 51′ – Besnik Ibishi 66′, Alban Mavriqi 84′
Llapi – Drita 1:1 (0:1) Hamdi Namani 65′ – Almedin Murati 45′

2016/17:
Drita – Llapi 0:1(0:0) Berat Hyseni 65′

Llapi – Drita 1:0 (1:0) Florim Berbatovci 42′
Llapi – Drita 2:0 (2:0) Mirlind Daku 21′ e 43′

2016/17:
Drita – Llapi 3:1(2:0) Xhevdet Shabani 17′, Astrit Fazliu 24′ – Mirlind Daku 68′

Llapi – Drita 0:1(0:0) Xhevdet Shabani 49′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *