Java XXVII: Liria – Llapi

Liria kundërshtar i papërshtatshëm por synohet maksimumi

Podujevë, 13 prill, 2018 – Liria dhe Llapi nesër zhvillojnë duelin e 14-të, ndeshje kjo e cila zhvillohet në “Përparim Thaçi”, Prizren nga ora 15:00.

Llapi do kërkoj maksimumin ndaj prizrenasve, pasi tani në këto javët e mbetura nuk ka ndeshje të lehtë.

Java XXVII:

Liria – Llapi

E shtune, 14 prill – ora 15:00

Stadiumi: “Përparim Thaçi”, Prizren

Gjyqtarë: Genc Nuza, Driton Preniqi, Ali Peshteri, Ilir Mehmeti.

Statistikat:

Rivalët e vjetër zhvillojnë përballjen e 14-të zyrtare nga viti 2013. Bilanci pozitiv i takon Llapit që ka fituar shtatë ndeshje, një ndeshje ka barazuar ndërsa pesë tjera i ka humbur.

Llapi dhe Liria në kuadër të Superligës janë takuar 7 herë. Llapi ka fituar 4 takime, 3 takime i ka fituar Liria, ndërsa një herë janë ndarë baras.

Ndërsa në kuadër të Kupës janë takuar vetëm një herë në kuadër të Çerekfinales ku triumfoj Llapi pas vazhdimeve 4-3.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:
2013/14: Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 3:1

2014/15: Llapi – Liria 2:1
Liria – Llapi 0:2

2015/16: Liria – Llapi 5:2
Llapi – Liria 1:0

Liria – Llapi 3:2

2016/17: Llapi – Liria 2:0
Liria – Llapi 0:0
Llapi – Liria 3:3 (4:3) pas vazhdimeve
Llapi – Liria 2:0

2017/18: Liria – Llapi 3:0
Llapi – Liria 0:2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *