Java XXIV: Llapi – Trepça ’89

Derbi i javës nis nga ora 14:00 në “Zahir Pajaziti”

Podujevë, 16 mars, 2018 – Llapi është nikoqir i Trepçës ’89 në ndeshjen e javës XXIV e cila zhvillohet nesër më 17 mars nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Llapi renditet në pozitën e 5-të me 37 pikë, ndërsa Trepça ’89 e 7-ta me 35 sosh.

Java XXIV:

Llapi – Trepça ’89

E shtunë, 17 mars – ora 14:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati

Statistikat:

Takimi i nesërm mes Llapit e Trepçës ’89 është i 10-ti pas inkuadrimit të Llapit në Superligë. Ato janë takuar tetë herë në kuadër të Superligës dhe një herë në kuadër të Kupës.

Bilanci pozitiv nga përballjet e ndërmjetme i takon Trepçës ’89 e cila ka 4 fitore. 3 fitore ka Llapi ndërsa 2 herë janë ndarë baras.

Rezultati më i thellë ka qenë vitin e kaluar ku Trepça ’89 triumfoi 8:1, por rezultatet më të shpeshta janë 1:2.

Përballjet e zhvilluara, rezultatet dhe golashenuesit e tyre:

2015/16: Llapi – Trepça ’89 1-2 E. Zabërgja 30′ – P. Hajdini 11′, M. Pefqeli 45′
Trepça ’89 – Llapi 1-2 D. Mustafa 25′ – I. Blakçori 30′, A. Mavriqi 45′
Llapi – Trepça ’89 1-1 D. Jashari 88′ – B. Kurtishaj 90′

2016/17: Trepça ’89 – Llapi 3-0 F. Hasani 28′, F. Hajdari 48′ e 70′
Llapi – Trepça ’89 2-0 B. Hyseni 79′ e 90′
Trepça ’89 – Llapi 8-1 A. Potoku 17′, O. John 25′, 48′ e 55′, F. Hasani 68′ e 78′, H. Hyseni 70′, F. Hajdari 90′ – E. Zeqiri 33′

2017/18: Trepça ’89 – Llapi 3-1 O. John 24′ e 58′ – F. Berbatovci 45′
Llapi – Trepça ’89 0-0
Kupa, Rrethi i Katërt: Trepça ’89 – Llapi 0-2 M. Daku 86′, I. Blakçori 90+.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *