Java XXIII: Llapi – Vllaznia Pozheran 2-0

Dominim, raste, gola – fitore për të rikthyer vetbesimin

Podujevë, 14 mars, 2018 – Llapi ka thyer ”akullin” e edicionit pranveror duke gjetur tre pikëshin e parë në javën e 23-të ndaj Vllaznisë së Pozheranit me rezultat 2-0. Golat për Llapin i shënuan Dardan Jashari dhe Edon Zeqiri.

Llapi hasi në një rezistencë të pathyeshme deri në 10 minutat e fundit të takimit duke mos gjetur hapësira para mbrojtjes së mysafirëve.

Llapi të shtunën pret Trepçën ’89 në ndeshjen e javës së 24-të.

Java XXIV:

Llapi – Vllaznia Pozheran 2-0

Golat: Dardan Jashari 77′, Edon Zeqiri 89′

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Shikues: afro 1000

Gjyqtarë: Nazmi Racaj(Mt), Ramadan Hyseni(Mt), Erdoan Baliqi(Mt), Bajram Gashi(FK)

Llapi: 12. Arben Beqiri – 5. Dardan Jashari, 3. Leutrim Kadriu, 2. Xhuljan Turhani(45. Altin Merlaku), 18. Ilir Blakçori – 10. Edon Zeqiri/c/, 6. Kushtrim Shabani, 7. Mentor Zhdrella – 9. Gentrit Begolli(17. Festim Alidema), 23. Leart Emini, 19. Mirlind Daku(4. Egzon Shabani). Kryetrajner: Tahir Batatina

Vllaznia: 33. Arlind Gashi – 22. Sevdaim Tahiri, 4. Kujtim Pantina, 34. Fidan Hasani, 2. Premton Isufi – 19. Armend Kastrati, 21. Elbasan Thaqi, 10. Ejup Bruti – 11. Mensur Livoreka/c/, 17. Bergin Maliqi, 45. Almedin Murati. Kryetrajner: Agron Selmani

Komenti:

Llapi edhe sot luajti mirë, dominoi, krijoi raste por e pati të vështirë të depërtonte para mbrojtjes së Vllaznisë e cila deri në 10 minutat e fundit u mbrojt me gjithë skuadrën.

Por, fitorja e Llapit përveç që ishte e duhur ishte edhe e “ëmbël” pasi skuadra diti të kthehet pas krizës së krijuar në 4 xhirot e para të stinorit pranveror.

Në pjesën e parë, Llapi kishte disa raste të mira shënimi, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me epilog të barabartë, 0:0.

Ndërsa në pjesën e dytë, vendasit e nisën me vrull duke atakuar pothuajse çdo minutë portën e Gashit, por tentimet e Zhdrellës, Dakut e Alidemës nuk po e gjenin kuadrantin e portës.

Dhe, kur një rrebesh shiu filloi në stadium, një harkim i bukur nga mbrojtësi Kadriu e gjeti më së miri të vendosur Jasharin i cili me kokë zhbllokoi shifrat për 1-0. Edhe më tej Llapi vazhdoi të dominonte, ndërsa në minutën e 89-të, Llapi e gjeti edhe golin e dytë ku pas një skeme të përgaditur nga Zhdrella-Blakqori, me një eurogol nga Edon Zeqiri u dyfishua epërsia e Llapit për 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *