Java XXII: Llapi – Liria

Nis nga ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”

Podujevë, 10 mars, 2018 – Llapi dhe Liria do takohen nesër me 11 mars nga ora 13:00, ndeshje kjo e javës së 22-të e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Llapi do pret Lirinë me të cilën i kanë pikët e barabarta nga 34 sosh

Java XXII:

Llapi – Liria

E diele, 11 mars – ora 13:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjytarë: Besfort Kasumi, Driton Preniqi, Selami Haziri, Erdall Zasella

Statistikat:

Rivalët e vjetër zhvillojnë përballjen e 13-të zyrtare nga viti 2013. Bilanci pozitiv i takon Llapit që ka fituar shtatë ndeshje, një ndeshje ka barazuar ndërsa katër tjera i ka humbur.

Llapi dhe Liria në kuadër të Superligës janë takuar 7 herë. Llapi ka fituar 4 takime, 2 takime i ka fituar Liria, ndërsa një herë janë ndarë baras.

Ndërsa në kuadër të Kupës janë takuar vetëm një herë në kuadër të Çerekfinales ku triumfoj Llapi pas vazhdimeve 4-3.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:
2013/14: Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 3:1

2014/15: Llapi – Liria 2:1
Liria – Llapi 0:2

2015/16: Liria – Llapi 5:2
Llapi – Liria 1:0

Liria – Llapi 3:2

2016/17: Llapi – Liria 2:0
Liria – Llapi 0:0
Llapi – Liria 3:3 (4:3) pas vazhdimeve
Llapi – Liria 2:0

2016/17: Liria – Llapi 3:0

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *