Çerekfinalja e Kupës: Llapi – Prishtina

Llapi i mobilizuar maksimalisht për të kaluar tutje!

Podujevë, 6 mars, 2018 – Llapi dhe Prishtina do takohen nesër më 7 mars nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Digitalb Kupës.

Për Llapin, opsioni i vetëm është fitorja për të kaluar tutje në gjysmëfinale të Kupës.

Ky raund zhvillohet vetëm me një ndeshje direkt eleminimi.

Çerekfinalja e Digitalb Kupës

Llapi – Prishtina

E merkure, 7 mars – ora 13:00

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Benon Këpuska (Gjk), Ali Peshteri (Pe) – Dardan Çaka (Vu)

Statistikat:

Në total prej vitit 2014 deri më tani, Llapi dhe Prishtina janë takuar 11 herë. 8 ndeshje zyrtare i kanë takuar rangut të Superligës, ku Llapi ka 3 fitore, Prishtina po ashtu 3 kurse 2 herë janë ndarë baras.

Kurse, 3 herë janë takuar në Kupë, në vitin 2015 Llapi kishte kaluar tutje, kurse në vitin 2016 Prishtina e kishte eleminuar Llapin për të kaluar në finale. 

Superliga – Edicioni 2015/16
Prishtina – Llapi 2:1 Shend Kelmendi 8’, Bashkim Shala 71’ – Getoar Dragusha 26’ (pen)
Llapi – Prishtina 2:0 Visar Zogiani 6’, Enis Zabërgja 68’
Prishtina – Llapi 3:1 Berat Hyseni 10’, Kreshnik Lushtaku 21’, Shend Kelmendi 84’ – Enis Zabërgja 31’

Superliga – Edicioni 2016/17
Prishtina – Llapi 3:1 Shend Kelmendi 48’, Ahmed Januzi 60’, Gauthier Mankenda 62’ – Egzon Sinani 71’
Llapi – Prishtina 0:0
Prishtina – Llapi 1:2 Basit Abdul Khalid 58’ – Berat Hyseni 72’ (p), Mirlind Daku 82’


Superliga – Edicioni 2017/18

Llapi – Prishtina 3:0 Gentrit Begolli 9’, Hamdi Namani 24’, Florim Bërbatovci 90+1’
Prishtina – Llapi 2:0 rashko Bozhoviç 2’, Egzon Sinani (aut) 70’

Digitalb Kupa
2014/15: 
Llapi – Prishtina 2:1 Dardan Jashari 3’, Mergim Boshnjaku 28’ – Mentor Zhdrella 12’

2015/16: Prishtina – Llapi 3:0 Armend Thaqi 68’ Labinot Osmani (pen) 77’, 90+3’
2015/16: Llapi – Prishtina 1:1 Egzon Sinani 35’ – Kreshnik Lushtaku 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *