Java XX: Llapi – Drita

Llapin fitorja e rikthen në pozitën e parë

Podujevë, 24 shkurt, 2018 – Llapi dhe Drita do të takohen të dielën më 25 shkurt nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kuadër të javës XX të Vala Superligës.

Vetë renditja e ekipeve në tabelë dhe pikëdallimi mes dy skuadrave(1 pikë), lirisht mund ta vërtetoj epitetin e derbit të javës. Por, Llapi do i qaset ndeshjes me mjaft seriozitet, pasi synimi i vetëm është fitorja e cila do na rikthente në pozitën e parë, e që është vetëm 2 pikë larg(Prishtina).

Llapit i rikthehen nga suspendimi Ilir Blakqori dhe nga lëndimi Florim Bërbatovci dhe skuadra pothuajse është komplete për këtë takim.

Java XX

Llapi – Drita

E diele, 25 shkurt – ora 13:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Selim Isufi, Bujar Selimaj, Besnik Morina, Isak Ceroviku

Statistikat:

Llapi dhe Drita janë ndeshur në 7 ndeshje zyrtare nga viti 2015 kur Llapi u inkuadrua në Superligë. Llapi ka bilanc prej 3 fitoreve, 3 barazime dhe një fitore e Dritës, me goldallim +2 për Llapin, 11:9.

Ndërsa Llapi si vendas në takimet e ndërmjetme, ka 3 fitore dhe 2 barazime, me bilanc 8:4.

Drita si vendas, ka arkëtuar vetëm katër pikë në barazimin e vitit 2015, 2:2 dhe në fitoren e edicionit vjeshtor 3:1.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:

2015/16:
Llapi – Drita 3:3 (1:1) Enis Zabërgja 7′ e 60′ Getoar Dragusha 11′ – Ylber Ramadani 14′, Fillim Guraziu 66′ e 90′

Drita – Llapi 2:2 (1:0) Alban Shillova 26′, Festim Krasniqi 51′ – Besnik Ibishi 66′, Alban Mavriqi 84′
Llapi – Drita 1:1 (0:1) Hamdi Namani 65′ – Almedin Murati 45′

2016/17:
Drita – Llapi 0:1(0:0) Berat Hyseni 65′

Llapi – Drita 1:0 (1:0) Florim Berbatovci 42′
Llapi – Drita 2:0 (2:0) Mirlind Daku 21′ e 43′

2016/17:
Drita – Llapi 3:1(2:0) Xhevdet Shabani 17′, Astrit Fazliu 24′ – Mirlind Daku 68′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *