Miqësore: Sūduva – Llapi

Nis nga ora 17:00 ndaj kampionit aktual lituanez, Sūduva

Antalya, 2 shkurt, 2018 – Sūduva dhe Llapi takohen sot nga ora 17:00 në miqësore në kuadër të përgaditjeve që po mbahen në Antalya të Turqisë.

Bardhekaltrit e Llapit, sot do zhvillojnë miqësoren e dytë brenda dy ditëve, ku si për kundërshtar do ta ketë Sūduva e cila poashtu është në Antalya për përgaditje.

Sūduva 

Është një klub profesional i futbollit në qytetin Marijampolë, Lituani. E themeluar në vitin 1921, ata aktualisht luajnë në divizionin më të lartë lituanez, Liga A. Ekipi është aktualisht kampion i Liga A.

Klubi Sūduva ka luajtur në Liga A që nga viti 2002 dhe asnjëherë nuk është larguar nga divizioni i lartë lituanez. Në vitin 2006, skuadra fitoi Kupën e Lituanisë, një paraqitje që ata përsëritën në 2009 me një fitore 1-0 ndaj Tauras në finale. Në 2017 Sūduva fitoi Liga A.

FK Sūduva ka luajtur gjithsejt 38 ndeshje në Europa Ligë dhe prej tyre ka fituar 11 sosh, në 9 tjera ka mbetur baras ndërsa i ka humbur 18 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *