Miqësore: FK Sūduva – KF Llapi 1-1

KF Llapi me dominim total të ndeshjes e mbyll me barazim miqësoren ndaj kampionit akutal lituanez, FK Sūduva

Fotografia e K.F. Llapi

Deri në minutën e 82-të, duke avancuar, raste, dominim total i ndeshjes

Antalya, 2 shkurt, 2018 – Sūduva dhe Llapi kanë barazuar në miqësoren e zhvilluar sot në Belek. Deri në minutën e 82-të, Llapi e kishte fjalën kryesore në fushë duke krijuar një mori rastesh, posedim të topit, një penalti të huqur nga Mentor Zhdrella dhe një gol të shënuar nga Mirlind Daku, por më pas lituanezët barazuan rezultatin përmes Leimonas.

Fotografia e K.F. Llapi

Miqësore:
FK Sūduva – KF Llapi 1-1
Golashenues: Leimonas(Sūduva), Daku(Llapi)
Stadiumi në Belek

KF Llapi sot edhe njëherë dëshmoi se nuk ia ka frikën asnjë kundërshtari pavarësisht rezultateve, dhe është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e klubit se “LLAPI ËSHTË NË NIVEL TË KAMPIONËVE”

Fotografia e K.F. Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *