Llapi sot ka udhëtuar drejt Turqisë për fazën përgaditore

Nga sot deri më 8 shkurt në Antalya

Podujevë, 28 janar, 2017 – Skuadra kampione e stinorit vjeshtor, Llapi udhëton drejt Antalya të Turqisë për fazën përgaditore për edicionin pranveror të garave të Superligës.

Gjatë qëndrimit në Turqi, klubi ka aranzhuar edhe tri miqësore.

Më 2 shkurt ndaj FK Suduva, që është aktualisht kampion i Liga A në divizionin lituanez.

Më 4 shkurt ndaj Nyíregyháza Spartacus – aktualisht luajnë në divizionin e dytë të Hungarisë.

Më 7 shkurt ndaj Semtemvri, skuadër e cila konkurron në Ligën e Parë, divizionin më të lartë të futbollit bullgar.

Në listën e udhëtimit të skuadrës janë 30 pjesëtarë:

Nexhat Dumnica(president), Muhamet Rexhepi(drejtor ekzekutiv), Tahir Batatina(kryetrajner), Fadil Ademi(ndihmëstrajner), Jeton Mehmeti(ndihmëstrajner), Labinot Qosa(trajner i portierëve), Arianit Krasniqi(fizioterapeut)

Nga ekipi udhëtojnë:

Portierët: Afrim Ademi, Arben Beqiri

Mbrojtësit: Xhuljan Turhani, Leutrim Kadriu, Dardan Jashari, Benjamin Emini, Egzon Sinani, Ilir Blakçori, Ardian Musliu, Ardian Gjata

Mesfushorët: Egzon Shabani, Kushtrim Shabani, Mentor Zhdrella, Edon Zeqiri, Hamdi Namani, Leart Emini, Arbnor Zeqiri

Sulmuesit: Gentrit Begolli, Florim Bërbatovci, Festim Alidema, Mirlind Daku, Muhamet Hyseni, Altin Merlaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *