Të enjten ndaj Vllaznisë së Pozheranit në kuadër të Rrethit të tretë të Kupës

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe nis nga ora 12:00

Podujevë, 5 dhjetor, 2017 – Vllaznia dhe Llapi do të takohen të enjten me fillim nga ora 12:00. Ndeshja i takon Rrethit të tretë të Kupës.

Përshkak se ndeshjet e Kupës mund të kenë vazhdime por edhe penallti, FFK ka caktuar orën 12:00 për zhvillimin e ndeshjes, ndërsa ndeshjet e këtij rrethi janë me sistem direkt eleminimi.

Ndeshjen do ta drejtojnë Genc Nuza kryesor me asistentët Gezim Mehmeti dhe Imran Kabashi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *