Java XVIII: Llapi – Trepça ’89 0-0

Llapi edhe zyrtarisht kampion vjeshtor

Fotografia e K.F. Llapi

Podujevë, 3 dhjetor, 2017 – Llapi ka barazuar me Trepçën ’89 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Edhe pse në një mot tejet të ftohtë, fusha e ishte e gatshme për lojë, por jo edhe futbollistët të shënonin gola. Në fakt futbollistët e Llapit e realizuan një përmes kapitenit Namani, por ishte anësori Besnik Morina i cili anuloj golin me preteksin e pozitës jashtë loje e cila pas shikimit në xhirimet e ngadalësuara nuk ishte.

Pas këtij barazimi, Llapi gjindet në vendin e parë me 34 pikë dhe dimëron si kampion vjeshtor, ndërsa të enjten zhvillon ndeshjen me Vllazninë e Pozheranit në kuadër të Kupës.

Fotografia e K.F. Llapi

Java XVIII:

Llapi – Trepça ’89 0-0 (0-0)

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”

Shikues: më tepër se 500

Gjyqtarë: Gramos Shala, Besnik Morina, Driton Preniqi, Mervan Bejtullahu

Llapi: 13. Afrim Ademi – 8. Benjamin Emini(3. Leutrim Kadriu), 18. Ilir Blakçori, 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani – 16. Hamdi Namani/c/, 6. Kushtrim Shabani(23. Leart Emini), 10. Edon Zeqiri – 9. Gentrit Begolli(7. Mentor Zhdrella), 11. Florim Berbatovci, 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina

Trepça ’89. 1. Bledar Hajdini – 6. Lapidar Lladrovci, 23. Ilir Izmaku, 21. Perparim Islami, 13. Arbër Potoku/c/ – 17. Ylber Maloku, 25. Rron Broja, 22. Argjend Mustafa – 11. Fiton Hajdari, 8. Florent Hasani, 99. Oto John John. Kryetrajner: Sabit Osmani.

Fotografia e K.F. Llapi

Komenti:

Me përfundimin e javës XVIII, ka rënë perdja e edicionit vjeshtor të Vala Superligës me kampion vjeshtor Llapin. Por në ndeshjen e fundit të këtij edicioni, llapjanët nuk arritën ta kremtojnë atë me fitore, pasi ka barazuar me kampionin e vitit të shkuar, Trepçën ’89.

Në përgjithësi Llapi ishte dominues duke pasur në posedim topin dhe rastet por pa qenë konkret në sulm, ndërsa Trepça ’89 ka mundur të befasoj Llapin në minutat e fundit, po të mos ishte intervenimi i portierit Ademi tek gjuajtja e Jasharit.

Kësisoji, Llapi me një gol të anuluar dhe një penallti të paakorduar, dimëron i pari pas 18 xhirosh me 34 pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit zyrtare të këtij viti takohet me Vllazninë e Pozheranit të enjten nga ora 12.00

Fotografia e K.F. Llapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *