Java XVIII: Llapi – Trepça ’89

Bardhekaltrit me fitore e mbyllin stinorin vjeshtor si kampionë të vërtetë dhe rrisin diferencën e pikëve ndaj përcjellësve

Podujevë, 2 nëntor, 2017 – Llapi dhe Trepça ’89 nesër zhvillojnë derbin kampional të javës XVIII. Derbi do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” dhe nis nga ora 13:00. Për Llapin fitorja është e nevojshme për të konfirmuar fuqishëm statutin e kampionit vjeshtor

Llapi pas dy fitoreve të fundit si mysafir me Besën(1:6) dhe Vëllaznimin(0:3), rikthehet në “Zahir Pajaziti” për ta përmbyllur stinorin vjeshtor ashtu siç di më së miri – fitore.

Java XVIII

Llapi – Trepça ’89

E diele, 3 dhjetor – ora 13:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Gramos Shala, Driton Preniqi, Meriton Berisha, Mervan Bejtullahu

Statistikat:

Llapi dhe Trepça ’89 do takohen në ndeshjen e nëntë kampionale pas inkuadrimit të Llapit në Superligë. Nga shtatë përballje të zhvilluara, Llapi ka dy fitore, Trepça ’89 ka katër fitore ndërsa dy herë janë ndarë baras.

Të gjitha takimet e ndërmjetme janë zhvilluar në kuadër të Superligës.

Përballjet e zhvilluara, rezultatet dhe golashenuesit e tyre:

2015/16: Llapi – Trepça ’89 1-2 E. Zabërgja 30′ – P. Hajdini 11′, M. Pefqeli 45′
Trepça ’89 – Llapi 1-2 D. Mustafa 25′ – I. Blakçori 30′, A. Mavriqi 45′
Llapi – Trepça ’89 1-1 D. Jashari 88′ – B. Kurtishaj 90′

2016/17: Trepça ’89 – Llapi 3-0 F. Hasani 28′, F. Hajdari 48′ e 70′
Llapi – Trepça ’89 B. Hyseni 79′ e 90′
Trepça ’89 – Llapi 8-1 A. Potoku 17′, O. John 25′, 48′ e 55′, F. Hasani 68′ e 78′, H. Hyseni 70′, F. Hajdari 90′ – E. Zeqiri 33′

2017/18: Trepça ’89 – Llapi 3-1 O. John 24′ e 58′ – F. Berbatovci 45′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *