Java XVI: Besa – Llapi

Nis në ora 13:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami”


Podujevë, 21 nëntor, 2017 – Besa dhe Llapi takohen të mërkuren më 22 nëntor nga ora 13:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës. Dueli i takon javës XVI të Vala Superligës.

Llapi këtij takimi i qaset me mjaft seriozitet pas barazimit me Feronikelin(1:1), ndërsa Besa “mirëpret” Llapin pas humbjes nga Flamurtari(3:1)

Java XVI:

Besa – Llapi

E mërkure, 22 nëntor – ora 13:00

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Erdoan Baliqi, Imran Kabashi, Mervan Bejtullahu


Statistikat:

Besa dhe Llapi këtë të mërkurë do zhvillojnë duelin e tetë mes vete në Vala Superligë. Dy takime janë zhvilluar edhe në Kupë, në finalen të cilën e fitoj Besa vitin e kaluar dhe një në çerekfinale të Kupës para tri edicionesh.

Nga shtatë duelet e zhvilluara, Llapi numëron 4 fitore, Besa 2 fitore, ndërsa njëherë janë ndarë baras, me bilanc 8:5 për Llapin

Si vendas, Llapi është i pamposhtur, ku nga katër ndeshje ka po aq fitore, ndërsa Besa si vendase ka 2 fitore e 1 barazim.

Nga këto shtatë duele janë prodhuar gjithsejt 13 gola, apo 1.8 gola për ndeshje.

Ndeshjet e zhvilluara:

Superligë:
2015/16: Llapi – Besa 1-0
Besa – Llapi 2-0
Besa – Llapi 0-0

2016/17: Llapi – Besa 3-2
Besa – Llapi 1-0
Llapi – Besa 2-0

2017/18: Llapi – Besa 2-0

Digitalb Kupë:
2014/16: Besa – Llapi 2-0
2016/17: Llapi – Besa 1-1 (2-4 pas penaltive)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *