Java XV: Llapi – Feronikeli 1-1

Barazimi epilog real

Podujevë, 18 nëntor, 2017 – Llapi ka barazuar sot me Feronikelin, 1-1. Ndeshja pothuajse përfundoi në pjesë të parë ku u realizuan dy golat e ndeshjes. Të parët kaluan në epërsi llapjanët pas golit me kokë nga Sinani në minutën e 6-të, ndërsa udhëtuesit barazuan shifrat në minutën e 11-të.

Java XV:

Llapi – Feronikeli 1-1

Golat: Egzon Sinani 6′(Llapi), Mendurim Hoti 11′(Feronikeli)

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Genc Nuza(Pr), Fatlum Berisha(FK), Besnik Morina(Vu), Visar Kastrati(Pr)

KV: Zhdrella, Daku, – Maliqi, Hoti

Llapi: 13. Afrim Ademi, 5. Dardan Jashari /c/, 14. Egzon Sinani, 18. Ilir Blakçori, 8. Benjamin Emini – 6. Kushtrim Shabani, 26. Arbnor Zeqiri, 7. Mentor Zhdrella, 11. Florim Berbatovci(17. Miran Maksuti), 45. Valon Zeqiri(9. Gentrit Begolli) – 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina

Feronikeli: 1. Faton Maloku, 19. Lulzim Doshlaku, 6. Astrit Thaçi, 33. Arbër Prekazi, 8. Ahmet Haliti – 4. Albert Dabiqaj, 20. Behar Maliqi/c/, 99. Yll Hoxha – 11. Mark Milicaj, 17. Kreshnik Lushtaku, 7. Mendurim Hoti. Kryetrajner: Zekirja Ramadani

Komenti:

Në të ftoftë të acartë dhe me fushën paksa të rrëshqitshme, Llapi “rrëshqiti” duke luajtur baras 1-1 me Feronikelin. Ishte Llapi që dominoi por pa krijuar raste të volitshme shënimi, ndërsa Feronikeli u përqendrua më shumë në mbrojtje dhe me anë të kundërsulmeve tentoi golin të cilin e arriti pas një habie të mbrojtjes llapjane.

Por, Llapi edhe pse kryeson tabelën humbi rastin t’iu ikë përcjellësve në renditje, pasi tani ka 27 pikë dy më shumë se vendi i dytë, Drita dhe i tretë, Prishtina.

Në mesjavë, Llapi udhëton drejt Pejës për t’u takuar me Besën.

Ndërsa sot për herë të parë nga fillimi e deri në fund luajti Arbnor Zeqiri i cili pati paraqitje solide në repartin e mesfushës.

Minutë pas minute:

6′ Këndore për Llapin. Harkon bukur Zhdrella që gjen më së miri Sinanin i cili pasi shkëputet nga mbrojtësit mysafir realizon bukur me kokë, 1-0

11′ Tollovi para portës së Llapit. Doshlaku shtyn topin në zonën e portierit Ademi, aty gjendet Hoti mes dy mbrojtësve të Llapit që realizon për 1-1

15′ Mot i ftohtë dhe ndeshje e “ftohtë” nga aspekti i rasteve

52′ Zhdrella merr hov dhe gjuan nga goditja direkte. Gjuajtja e tij për disa centimetra shkon mbi portë.

61′ Milicaj pasi lirohet nga mbrojtësit e Llapit, harkon për Hotin i cili gjuan jashtë portës. Mundësia më e mirë në pjesën e dytë

90′ Nuk ka më kohë. Ndeshja përfundon dhe skuadrat rrëmbejnë nga një pikë, por kjo nuk i konvenon Llapit që nuk arrin të shkëputet nga përcjellësit.

Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: Gjyqtarët pasi që janë vlerësuar nga UEFA, po mendojnë që janë Zot të futbollit. Duket që Feronikeli ka bërë kontratë me Nuzën që ta përcjellë duke ia referuar ndeshjet gjatë gjithë kampionatit. Ai ka bërë gabime sot. Behar Maliqi meritoi kartonin e dytë të verdhë, por ia fali.Ne nuk guxojmë të gabojmë kështu. Patëm rast që të largohemi nga ndjekësi i parë, por nuk ia dolëm. Ekipi që lufton për titull nuk duhet të bëjë gabime të tilla dhe të pësojë gola të tillë. E kemi ditur që Nikli është ekip i fortë dhe stabil, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Me rëndësi që të shpallemi kampion në fund, e jo në vjeshtë.

Zekirja Ramadani, kryetrajner i Feronikelit: Llapi kur luan në shtëpi është ekip shumë i fortë. E dnim që janë të fortë në ndërprerje, por nuk ia dolëm t’i ndalim në golin e parë. Jemi të kënaqur me këtë barazim. Nuk duhet të humbim ndaj ekipeve rivale. Llapi e ka llogaritur një trepikësh sot dhe ne ia humbëm dy pikë. Është një kampionat shumë i vështirë. Orari nuk është i lehtë apo i vështirë, sepse duhet të luajmë ndaj të gjitha skuadrave. Me kualitetin që e kemi në ekip, meritojmë të jemi në tri vendet e para.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *