Të shtunën në Podujevë, Llapi – Feronikeli

Nis nga ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”

Podujevë, 13 nëntor, 2017 – Llapi dhe Feronikeli takohen në kryendeshjen e javës së 15-të në Vala Superligë. Ndeshje kjo e cila zhvillohet të shtunën, më 18 nëntor nga ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”

Llapi dhe Feronikeli janë takuar tetë herë, prej tyre shtatë në kuadër të Vala Superligës dhe një në ndeshjen e Kupës. Bilanc më të mirë ka Feronikeli me katër fitore, Llapi ka gjithsejt tri fitore, ndërsa një herë janë ndarë baras.

Ndeshja e parë e këtij edicioni e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” u mbyll pa fitues, 0:0.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *