Java XIV: Gjilani – Llapi

Të mbështetur nga “Legjendat”, synojmë fitore

Fotografia e Besi Sherifi

Podujevë, 4 nëntor, 2017 – Nesër, e diele nga ora 13:00, Gjilani dhe Llapi takohen në kuadër të javës XIV. Gjilani në këtë edicion ende nuk ka pësuar humbje si vendas duke fituar tri e duke barazuar poashtu tri ndeshje duke u renditur e 7-ta me 20 pikë, 6 më pak se Llapi që i prinë tabelës së klasifikimit.

Si mysafir, Llapi ka bilanc prej dy fitoreve, një barazimi e tre humbjeve, ndërsa në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Gjilani dhe Llapi luajtën baras, 1-1.

Llapi në këtë takim do jetë i hendikepuar me mungesat e Namanit(i lënduar) dhe Dakut(me kartonë), por i rikthehet Blakqori nga lëndimi edhe pse nuk dihet a do jetë në 100% e tij të plotë.

Java XIV:

Gjilani – Llapi

E diele, 5 nëntor – ora 13:00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Besnik Morina, Benon Këpuska, Selim Isufi

Fotografia e Besi Sherifi

Statistikat:

Gjilani dhe Llapi janë takuar gjithsejt 12 herë. 4 prej tyre gjatë rangut në Ligën e Parë, ndërsa 7 tjera gjatë Superligës, ndërsa njëherë në kuadër të Kupës.

Prej këtyre takimeve, bilanci pozitiv i takon absolutisht Llapit me 5 fitore, Gjilani ka 2 fitore ndërsa 5 herë janë ndarë ‘paqësisht’.

Llapi ka 3 fitore si vendas, dy herë si mysafir ndërsa 5 herë ka barazuar në takimet vendas-mysafir.

Ndeshjet dhe rezultatet e tyre:

2013/14:
Liga e Parë: Gjilani – Llapi 2:1
Liga e Parë: Llapi – Gjilani 1:1

2014/15:
Liga e Parë: Llapi – Gjilani 1:0

Liga e Parë: Gjilani – Llapi 1:3

2015/16:
Superliga: Gjilani – Llapi 1:1
Superliga: Llapi – Gjilani 1:1
Superliga: Gjilani – Llapi 1:3
Kupa: Llapi – Gjilani 4:0

2016/17:
Superliga: Gjilani – Llapi 0:1
Superliga: Llapi – Gjilani 1:0
Superliga: Gjilani – Llapi 1:1

2017/18:
Superliga: Llapi – Gjilani 1:1

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *