Gjilani – Llapi, të dielën

Ndeshja e fundit u mbyll me epilog të barabartë

Podujevë, 31 tetor, 2017 – Gjilani dhe Llapi do të takohen të dielën më 5 nëntor nga ora 13:00. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e XIV të Vala Superligës.

Gjilani në këtë edicion si vendas nuk dinë për humbje ku ka fituar 3 ndeshje dhe barazuar poashtu 3 herë. Ndërsa Llapi si mysafir ka arritur 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Llapi pozicionohet i pari në tabelë me 26 pikë, ndërsa Gjilani i 5-ti me 20 pikë.

Llapi ndaj Gjilanit në katër ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje pasi ka 2 fitore e 2 barazime. Ndërsa që nga rikthimi i të dy skuadrave në elitë më 2015/16 janë takuar shtatë herë, ku Llapi ka 2 fitore, Gjilani një ndërsa plotë 4 takime janë mbyllur baras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *