Java XIII: Llapi – Vllaznia Pozheran 4:1

Nën regjinë e Zhdrellës, Dakut e Zeqirit, Llapi bindshëm ndaj Vllaznisë, 4-1

Podujevë, 29 tetor, 2017 – Llapi ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme duke mposhtur Vllazninë e Pozheranit me rezultat 4-1. Aq sa ishte e rëndësishme fitorja, ishte edhe e mundimshme me Llapin që vetëm në pjesën e dytë arriti ta bëj “remuntadan”, pasi Vllaznia kishte avancuar herët përmes Alidemës në minutën e 12-të.

Katër golat e Llapit erdhin në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë dëshpëruese dhe në disavantazh, kryetrajneri i Llapit reagoi duke futur Hamdi Namanin e Valon Zeqirin të cilët ishin ata që ringjallën lojën e vendasve.

Deri në minutën e 72-të, Llapi vuajti, kur Mentor Zhdrella hapi serinë e golave. Ishte përsëri Zhdrella i cili me një super-gol nga gjuajtja e lirë e kaloi Llapin në epërsi. Më pas Vllaznia dukej e humbur në fushë, por Llapi shënoi edhe dy herë përmes Mirlind Dakut e Valon Zeqirit.

Java XIII

Llapi – Vllaznia Pozheran 4-1 (0-1)

Golat: Mentor Zhdrella 72′ e 80′, Mirlind Daku 87′ & Valon Zeqiri 90+5′ – Festim Alidema 12′

Shikues: mbi 500

Gjyqtarë: Gramos Shala, Visar Kelmendi, Gzim Mehmeti, Mervan Bejtullahu

Llapi: 12. Arben Beqiri – 8. Benjamin Emini, 14. Egzon Sinani, 3. Leutrim Kadriu, 2. Besnik Krasniqi(23. Leart Emini) – 6. Kushtrim Shabani(16. Hamdi Namani), 10. Edon Zeqiri /c/, 7. Mentor Zhdrella, 11. Florim Berbatovci, 9. Gentrit Begolli(45. Valon Zeqiri) 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina

Komenti:

Ashtu siç pritej ndeshje e vështirë, ashtu edhe ndodhi. Sot, Llapi vuajti deri në minutën e 72-të për të gjetur golin, kurse Vllaznia jo që luajti mbyllur, por në pjesën e parë e rrezikoi shumë herë portën e Beqirit.

Sidoqoftë, Llapi ka rikthyer rezultatin ndoshta për herë të parë dhe bindshëm nga 0-1 në 4-1.

Pjesa e parë ishte tejet e zbehtë nga ana e Llapit, kurse rastin e pakonkretizuar nga llapjanët në minutat e parë, e dënuan udhëtuesit me Festim Alidemën që shënoi për 0-1. Kjo pjesëlojë u karakterizua me humbje të topave sidomos nga Llapi, pa ide aksionesh dhe pa raste të rrezikshme.

Ndërsa krejtësisht ndryshe dhe në favor të Llapit ishte pjesa e dytë. Menjeherë pas inkuadrimit në lojë Valon Zeqiri shënoi por goli i tij u anulua me të drejtë, pasi ishte në pozitë jashtë loje. Edhe më tej, Llapi po tentonte golin, por Vllaznia e rikthyer prapa nuk po lejonte shumë hapësira. Por, momenti i duhur ishte për Mentor Zhdrellën, i cili sot “shpërtheu” dhe dëshmoi dukshëm se është futbollisti më i mirë në Kosovë, të paktën në paraqitjet e Llapit. Goli i tij në minutën e 72-të rihapi ndeshjen. Edhe më tej ngulmimi i llapjanëve për gol vazhdoi, kurse një ndërhyrje e palejueshme në të mirë të Llapit, prodhoi golin më të mirë të kësaj ndeshjeje. Mjeshtri i gjuajtjeve të lira Mentor Zhdrella me gjuajtje fantastike e la të shtangur portierin mysafir Jasir Bajrami. Më pas i inkuadruari në pjesën e dytë, Hamdi Namani u lëndua gjatë një rasti për gol dhe nuk mundi ta vazhdoj ndeshjen, kurse edhe me 10 në fushë Llapi realizoi edhe dy herë.

Pas shumë rasteve, Mirlind Daku gjeti golin në minutën e 87-të. Llapi realizoi edhe golin e katërt përmes Valon Zeqirit i cili mjeshtërisht mposhti Bajramin, për rezultatin final Llapi – Vllaznia 4-1.

Minutë pas minute:

5′ Llapi provon me Gentrit Begollin e Mentor Zhdrellën, por nga vija fatale topin e largon një mbrojtës i Vllaznisë.

GOL: 12′ Vllaznia kalon në epërsi me golin e realizuar nga Festim Alidema.

15′ Vllaznia tenton edhe një herë me Festim Alidemën, por pa sukses

37′ Vazhdon rezultati 0:1 në favor të pozheranasve.

39′ Llapi tenton ta barazoi rrezultatin me Florim Bërbatovcin pa sukses.

42′ Tenton Llapi me Mentor Zhdrellën i cili gjuan por assesi të realizohet goli.

46′ Llapin e gjen golin me Valon Zeqirin, anulohet goli me preteksin se ai ishte në pozitë jashtë loje.

52′ Sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku, gjuan fuqishëm nga 17-18 metra, mbron portieri Jasir Bajrami.

59′ Llapi ka mundur të kalojë në avantazh me Besnik Krasniqin i ndihmuar edhe nga era, topin e grushton mbi portë Bajrami.

66′ Llapi lëshon mundësi ideale me Mirlind Dakun i cili nuk realizon nga pesë metra.

GOL: 72′ Llapin e barazon rezultatin në 1:1. Shënon nga topi i kthyer, Mentor Zhdrella.

GOL: 81′ Llapi e realizon golin e dytë. Edhe një herë realizon Mentor Zhdrella.  Ai realizon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, duke ndezur atmosferën në taborin e llapjanëve.

GOL: 87′ Llapi e gjen edhe golin e tretë me Mirlind Dakun, i cili shënon nga afërsia.

GOL: 92′ Llapi e arrin golin e katërt me Valon Zeqirin i cili lehtësisht realizoi në këndin e djathtë të Bajramit.

Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “Skuadrat gjermane gjithmonë e nisin lojën kështu dhe luajnë 90 minuta dhe ne kështu luajtëm. E kishim problem t’i motivojmë lotarët, trajneri e ka të vështirë t’i motivojë lojtarët. Por, pas 45 minutave u thash lojtarëve që nëse dështojmë unë e marrë përgjegjësinë, prandaj duhet të veproni në bazë të taktikës time. Mentor zhdrella tregoi cilësitë sërish. Uroj të jetë të paktën në 18-shen e trajnerit Muharrem Sahiti, po ashtu edhe Mirlind Daku e meriton”, deklaroi pas ndeshjes Batatina

Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Vllaznisë: “Cilësia është në pyetje, ekipi ynë nuk pati guxim të ruajnë rezultatin, pra guxim në aspektin sportiv për ta ndëshkuar kundërshtarin. Tabela e tregon realitetin. Shumë vështirë me këtë karakter, por shpresat gjithmonë ekzistojnë”, deklaroi pas ndeshjes Sokoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *