Java XIII: Llapi – Vllaznia Pozheran

Llapit i duhet doemosdo fitorja për ta kryesuar tabelën

Podujevë, 28 tetor, 2017 – Llapi dhe Vllaznia takohen të dielën më 29 tetor nga ora 13:00 në “Zahir Pajaziti”, ndeshje kjo e cila i takon javës XIII të Vala Superligës. Do të jetë ky takimi i dytë i këtij edicioni. Të parin në stadiumin e qytetit në Gjilan që i takonte javës II e fitoi me mjaft vështirësi Llapi, 0:1. Për momentin skuadra e Llapit renditet e 2-ta në tabelë(një ndeshje më pak se Prishtina), ndërsa Vllaznia e fundit. Por, renditja nuk luan në fushë, ajo skuadër që luan për fitore, e fiton ndeshjen.

Java XIII

Llapi – Vllaznia Pozheran

E diele, 29 tetor – ora 13:00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”

Gjyqtarë: Gramoz Shala, Visar Kelmendi, Gzim Mehmeti, Mervan Bejtullahu

Përballjet:

Liga e Parë:
2014/15: Llapi – Vllaznia 3:0
Vllaznia – Llapi 1:3

Superligë:
2017/18: Vllaznia – Llapi 0:1


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *