Java XII: Drenica – Llapi

Ndeshja nis nga ora 13:30 dhe zhvillohet në “Bajram Aliu”

Fotografia e KF Drenica

Podujevë, 24 tetor, 2017 – Drenica dhe Llapi luajnë këtë mesjavë, e mërkurë nga ora 13:30 në “Bajram Aliu” të Skenderajt. Kjo ndeshje i takon javës së XII të Vala Superligës.

Llapi udhëton në Skenderaj pas humbjes dëshpëruese nga Liria, ndërsa kuqezinjtë presin llapjanët pas barazimit me Feronikelin.

Dhe, vetëm fitorja do të kënaqte skuadrën dhe tifozët pas humbjes së primatit në Superligë edhe pse udhëtimi në Skenderaj gjithmonë për bardhekaltrit ka qenë i vështirë, megjithëse fitorja nuk është mision i pamundur.

Java XII

Drenica – Llapi

E mërkurë, 25 tetor – ora 13:30

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Fatmir Abrashi, Gzim Mehmeti, Selim Isufi

Statistikat:

Drenica dhe Llapi janë ndeshur në 9 ndeshje zyrtare nga viti 2015 kur Llapi u bë pjesë e elitës së futbollit kosovar. Llapi ka bilanc prej 5 fitoreve, 1 barazim dhe 2 fitore të Drenicës me goldallim +9 për Llapin, 17:8.

Në ndeshjet e ndërmjetme, Drenica si vendas ka arkëtuar 2 fitore e 1 barazim, ndërsa Llapi si vendas ka arritur të jetë i pamposhtur, ku prej 6 ndeshjeve ka po aq fitore.

Drenica dhe Llapi kanë shënuar për ndeshje 2.9 gola.

Përballjet kampionale nga viti 2015:

2015/16: Llapi – Drenica 2:1 (1:1) Benjamin Emini 45′ e 55′ – Taulant Dajaku 38′
Drenica – Llapi 2:1 (1:0) Sami Geci 27′, Taulant Dajaku(pen) 71′ – Benjamin Emini(pen) 90+
Llapi – Drenica 3:1 (1:1) Dardan Jashari 44′, Ilir Blakqori 51′ & Visar Zeneli 62′ – Drilon Osmani 3′

2016/17: Llapi – Drenica 1:0 (0:0) Hamdi Namani 74′
Drenica – Llapi 2:0 (0:0) Taulant Dajaku 69′ & Kreshnik Lushtaku 78′
Llapi – Drenica 4:1 (1:0) Florim Berbatovci 49′, Hamdi Namani 74′ e 85′ & Edon Zeqiri 89 – Kreshnik Uka 59′
2017/18: Llapi – Drenica 1:0 (0:0) Mirlind Daku 54′

Përballjet e Digitalb Kupës:
2016/17: Drenica – Llapi 0:0 (0:0)

Llapi – Drenica 4:1 (1:0) Florim Berbatovci 18′ e 60′ & Hamdi Namani 48′ e 60′ – Armend Abazi 90′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *