Java XI: Liria – Llapi

Të kujdesshëm ndaj Lirisë – synohen tre pikë

Podujevë, 19 tetor, 2017 – Liria dhe Llapi momentalisht kanë pesë pikë dallim, por përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave konsiderohen gjithnjë derbi dhe pa marrë parasysh renditjes tabelare, ndeshjet ndërmjet Lirisë e Llapit ka qenë me tempo të lartë dhe kanë prodhur shumë gola.

Liria pret liderin e klasifikimit në Superligë, Llapin ku pas katër ndeshjeve që i ka zhvilluar si vendas nuk ka pranuar gol por Llapi udhëton drejt Prizrenit si lider, për të treguar futboll cilësor, e mbi të gjitha për t’i arkëtuar tre pikë që do na mbanin në pozitën e liderit.

Llapi edhe këtë ndeshje do vuaj mungesën e Ilir Blakqorit i cili është i lënduar dhe nuk do mund ta ndihmoj skuadrën edhe për disa javë

Përndryshe, kjo do jetë ndeshja e 12-të nga viti 2013 e tutje. Në 11-të ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Llapi ka 7 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Java XI

Liria – Llapi

E premte, 20 tetor – ora: 14:00

Stadiumi: “Përparim Thaçi”, Prizren

Statistikat:

Rivalët e vjetër zhvillojnë përballjen e 12-të zyrtare nga viti 2013. Bilanci pozitiv i takon Llapit që ka fituar shtatë ndeshje, një ndeshje ka barazuar ndërsa tri tjera i ka humbur.

Në 11-të ndeshjet e fundit, bilanci është i ngushtë 19:16, +3 për Llapin.

Përballjet dhe rezultatet e tyre:
2013/14: Llapi – Liria 2:1

Liria – Llapi 3:1

2014/15: Llapi – Liria 2:1
Liria – Llapi 0:2

2015/16: Liria – Llapi 5:2
Llapi – Liria 1:0

Liria – Llapi 3:2

2016/17: Llapi – Liria 2:0
Liria – Llapi 0:0
Llapi – Liria 3:3 (4:3) pas vazhdimeve
Liria – Llapi 2:0

© Petrit Miftari, të gjitha statistikat janë burim i autorit dhe nuk lejohen të shpërndahen pa cekur autorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *