Liria – Llapi zhvillohet të premtën më 20 tetor

Nis nga ora 14:00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren

Podujevë, 17 tetor, 2017 – Liria dhe Llapi takohen të premten më 20 tetor nga ora 14:00 në “Përparim Thaçi” në Prizren në kuadër të javës XI-të Vala Superligës. Është kjo përballja e 12-të mes Lirisë e Llapit, ku 10 herë janë takuar në kampionat, kurse njëherë në kuadër të Digitalb Kupës. Llapi ka fituar 7 takime, Liria ka fituar 3 takime, ndërsa njëherë janë ndarë baras.

Llapi udhëton në Prizren pas fitores minimale ndaj Flamurtarit(1:0), poashtu edhe Liria ka fituar ndeshjen e javës së kaluar ndaj Feronikelit(0:1).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *