Java X: Llapi – Flamurtari 1:0

Ndeshjen e vendosi goli i Mirlind Dakut

Podujevë, 14 tetor, 2017 – Skuadra e Llapit ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Flamurtarit me rezultat të ngushtë 1-0. Realizator i golit që kishte vlerën e tre pikëve ishte Mirlind Daku i cili me këtë gol arrin shifrën e 5 golave në 10 javë të zhvilluara deri më tani. Përveç golit të shënuar, ndeshja nuk prodhoi lojë të bukur por dominuese nga llapjanët

Përndryshe kjo ishte fitore me vlerë, pas humbjes nga Drita dhe Llapi qetë e pret takimin e javës së 11-të në transfertë kundër Lirisë

Java X

Llapi – Flamurtari 1-0 (0-0)

Golashënues: Mirlind Daku 52′

Shikues: afër 500

Gjyqtarë: Selim Isufi(Mt), Imran Kabashi (Mt), Kujtim Bajrami (Gji), Fatmir Tahiri (Mt)

Llapi: 13. Afrim Ademi – 8. Benjamin Emini, 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani, 3. Leutrim Kadriu – 10. Edon Zeqiri/c/, 6. Kushtrim Shabani, 7. Mentor Zhdrella, 23. Leart Emini(45. Valon Zeqiri), 11. Florim Berbatovci(9. Gentrit Begolli) – 19. Mirlind Daku(17. Miran Maksuti). Kryetrajner: Tahir Batatina

Flamurtari: 12. Ervin Hallunaj – 5. Granit Ahmeti, 4. Veton Kabashi /c/, 20. Egzon Krasniqi, 19. Pleurat Hajdini – 6. Ebet Hotaj, 7. Mërgim Boshnjaku, 16. Ardi Shala, 17. Blend Baftiu, 10. Jurgen Gjini, 21. Hasip Ajdari. Kryetrajner: Gajur Rexhepi

Komenti:

Mbase shumë kush sot ka pritur ndeshje të lehtë për Llapin. Por, as për së afërmi nuk ishte e lehtë. Bardhekaltrit deri te goli i shënuar nuk organizuan ndonjë aksion të afërt për gol, sidomos në pjesën e parë kur rrezikuan golin e Flamurtarit, por jo edhe seriozisht

Pjesa e dytë si edhe shumë hera tjera, nisi për mrekulli për Llapin. Emri i Mirlind Dakut u vë edhe njëherë në listën e golashënuesve. Aksioni i nisur nga Edon Zeqiri, Mentor Zhdrella për tek Benjamin Emini i cili asistoi për Mirlind Dakun që me kokë zhbllokoi shifrat për 1-0.

Pas kësaj fitoreje Llapi vazhdon të ruaj pozitën e parë në tabelë me 20 pikë të tubuara pas 10 javëve, për më tepër vazhdon edhe rekordin jashtëzakonsht pozitiv në stadiumin e renovuar Zahir Pajaziti, me 16 fitore dhe 3 barazime.

Minutë pas minute:

8′ Rast i mirë për Llapin, derisa Berbatovci gjuan jashtë portës.

10′ Mund të duket e pabesueshme, por Kushtrim Shabani i vetëm pranë portës së Hallunajt dështon për të realizuar.

26′ Një gjuajtje fantastike e Dakut është ndalur vetëm nga shtylla e portës së Flamurtarit

35′ Hajdini gjuan me të majtën drejt në duart e Ademit, rasti i parë në ndeshje për Flamurtarin.

37′ Provon Zhdrella nga afërsia me gjysmëvolej, por topi shkon mbi portë.

46′ Emini godet shtyllën me kokë pas një harkimi fantastik nga Mentor Zhdrella.

52′ GOOOL! Mirlind Daku ka realizuar me kokë për ti kaluar vendasit në epërsi, 1-0.

58′ Zhdrella gjuan, por pa sukses!

79′ Jaupaj gjuan për mrekulli drejt portës së Ademit, por në vend tregohet ‘gardiani’ llapjan.

90+4′ Gjuan Rama në mundësinë e fundit për Flamurtarin, por pret Ademi. Mbyllet ndeshja dhe Llapi merr tre pikët e reja për të kryesuar tabelën me 20 pikë.

Deklaruan:

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “Skuadrat e forta nuk dorëzohen asnjëherë, pavarësisht humbjes. Ky mentalitet është tek Llapi, pasi futbollistët janë rikthyer pas asaj disfate ndaj Drites. Po humb Reali e Barcelona e spo humb Llapi. Gjërat u vështirësuan pasi po shpërdoronim shumë raste, por goli na ha hapi rrugën të luajmë më qetë dhe të kontrollojmë ndeshjen. Flamurtari më befasoj me lojë të mirë. Llapi do të jetë shumë gjatë në kreun e tabelës”, deklaroi pas ndeshjes Batatina.

Gajur Rexhepi, kryetrajner i Flamurtarit: “Kemi mundur të marrin një pikë, por edhe të triat. Por, një gabim i mbrojtjes na ka kushtuar shumë. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, por ky ishte fati ynë për këtë ndeshje. Momentalisht synojmë të komponojmë ekipin, të mbledhim pikë sa më shumë deri në afatin kalimtar të janarit, pastaj do të shohim mundësinë për t’u përforcuar dhe për të kërkuar mbijetesën”, deklaroi pas ndeshjes Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *