Drita – Llapi zhvillohet të martën më 10 tetor

Nis nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan

Podujevë, 8 tetor, 2017 – Java e nëntë e Vala Superligës zhvillohet në mesjavë. Kryendeshja e javës, Drita – Llapi, zhvillohet të martën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjatë ndeshjeve direkte mes dy skuadrave, bilanc më të mirë ka Llapi me 3 fitore, 3 herë janë ndarë baras, ndërsa Drita ende nuk e ka shijuar fitoren.

Pas tetë javëve, Llapi mban kryesimin e tabelës me 17 pikë, ndërsa Drita pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *