Java VI: Llapi – Vëllaznimi 2:0

Angazhimi dhe efikasiteti sollën rezultatin – pikët na mbajnë kryesimin


Podujevë, 23 shtator, 2017 – Llapi ka fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Dy gola për të dy pjesët, i sollën Llapit fitoren e katërt në gjashtë javët e para të Superligës. Golat për Llapin i shënuan Mirlind Daku në minutën e 13-të dhe kapiteni Hamdi Namani në minutën e 55-të.

Pjesa e parë ishte e barabartë si nga loja ashtu edhe nga rastet, përveç golit të shënuar nga Mirlind Daku pas harkimit nga Gentrit Begolli dhe tollovisë para portës mysafire.

Pjesa e dytë ishte e mrekullueshme për Llapin që realizoj pas dhjetë minutave nga starti i saj. Ishte kapiteni Hamdi Namani i cili pasi pranoi për mrekulli topin, e goditi fuqishëm atë për ta detyruar Altik Muhaxhirin ta nxjerrë topin nga porta për të dytën herë në ndeshje.

Java VI

Llapi – Vëllaznimi 2:0 (1:0)

Golat: Mirlind Daku 13′ & Hamdi Namani 55′

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Selim Isufi, Imran Kabashi, Meriton Berisha, Burim Jahmurataj.

Llapi: Ademi – Jashari, Sinani, Krasniqi, Blakqori – Namani, Shabani, Zhdrella – Begolli, Berbatovci, Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Vëllaznimi: Muhaxhiri – Dragusha, Rudi, Bardhoku, Myrta – Memaj, Zeneli, Ivani – K.Gashi, E.Gashi, Morina. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Komenti:

Sot Llapi edhe njëherë dëshmoi se nuk është rastësisht lider i Superligës. Me lojë të mirë dhe angazhim maksimal, djelmoshat tanë kanë fituar ndaj Vëllaznimit me rezultat 2:0.

Një pjesë e parë pothuajse e barabartë për nga rastet dhe lojës pak më të mirë nga vendasit rezultoi me gol nga Daku në minutën e 13-të për epërsinë 1:0. Në këtë pjesë lojë, Kushtrim Shabani i lënduar u detyrua ta lëshoj vendin për Edon Zeqirin.

Pjesa e dytë nisi mirë për Llapin që në minutën e 55-të e realizoj edhe golin e dytë përmes Hamdi Namanit i cili me gjuajtje precize e mposhti edhe njëherë Altik Muhaxhirin.

Raste në këtë pjesë lojë patën edhe Mentor Zhdrella i cili goditi traversën me kokë, Edon Zeqiri i cili përpak nuk arriti ta zinte topin e dërguar nga Mirlind Daku. Sidoqoftë, rezultati më nuk ndryshoi dhe Llapi tanimë ka primatin e Superligës me 14 pikë pas 6 javëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *