Llapi – Vëllaznimi më 23 shtator nga ora 13:30

FFK ka caktuar orarin për javën e 6-të e cila zhvillohet në fundjavë dje për javën e shtatë që zhvillohet në mesjavën e ardhshme

Podujevë, 18 shtator, 2017 – Llapi dhe Vëllaznimi do takohen të shtunën më 23 shtator në “Zahir Pajaziti” që nis nga ora 13:30 dhe që i takon javës së gjashtë të Vala Superligës.

Llapi dhe Vëllaznimi që nga viti 2013 janë takuar vetëm dy herë dhe atë në kuadër të Ligës së Parë, pasi që në vitin e ardhshëm Vëllaznimi u inkuadrua në Superligë, për tu larguar vitin tjetër kur Llapi siguroi Superligën.

Ndërsa ndeshja e javës së shtatë mes Trepçës ’89 dhe Llapit do zhvillohet në mesjavë, ditë e mërkure nga ora 15:30 në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *