Java V: Llapi – Besa

Pas dy barazimeve radhazi, opsioni i vetëm sot është fitorja

Fotografia e K.F. "Llapi"

Podujevë, 16 shtator, 2017 – Llapi dhe Besa do të takohen sot në kuadër të javës së pestë të Vala Superligës. Llapi që në mesjavë mori një pikë në Drenas e pret Besën e cila mposhti Flamurtarin e promovuar në elitë.

Dueli i fundit mes dy skuadrave është ai i 31 majit në finalen e Digitalb Kupës e cila i takoi pejanëve pas penalltive.

Llapi nuk ka mungesa në këtë ndeshje dhe i çaset ndeshjes maksimalisht për të fituar.

Java V

Llapi – Besa

E shtunë, 16 shtator – ora 16:00

Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Besnik Batalli, Kujtim Bajrami, Selami Haziri, Mervan Bejtullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *