Java V: Llapi – Besa 2:0

Llapi fiton tre pikë, megjithëse nuk kënaqi loja në pjesën e dytë

Podujevë, 16 shtator, 2017 – Llapi ka realizuar një fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 ndaj Besës. Fitorja erdhi në pjesë të parë pas golave të shënuar nga Bërbatovci në minutën 24 dhe Daku me një gjuajtje precize në minutën 28.

Pjesa e parë ishte superiore dhe përkundër dy golave, rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë, sidomos në rastin e penalltisë ku Leart Emini pasi e nxori atë vetë e mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar ku e humbi pastaj. Ndërsa pjesa e dytë e dobët nga vendësit duke mos gjetur shumë hapësira për të dalur përpara.

Java V

Llapi – Besa 2:0

Golat: Florim Bërbatovci 24′ & Mirlind Daku 28′

Shikues: 500

Gjyqtarë: Besnik Batalli, Kujtim Bajrami, Selami Haziri, Mervan Bejtullahu

Llapi: Ademi – Blakqori, B. Emini, Jashari, Sinani – Namani /c/, Shabani, Zhdrella, L. Emini, Bërbatovci – Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Besa: Haxhiaj, Kuqi, Rexhaj, Papuqi, Millosheviq – Kasapi/c/, Sheqerolli, Gashi – Salihu, Hoxha, Merlaku. Trajner: Sahit Gashi.

Komenti:

Llapi ka fituar tre pikë ndaj Besës në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” e cila grumbulloi afër 500 të pranishëm. Pjesa e parë e dominuar nga llapjanët të cilët kaluan në epërsi fillimisht me golin e Florim Bërbatovcit dhe pas katër minutash Mirlind Daku dyfishoi epërsinë e llapjanëve.

Pjesa e dytë kaloi nën dominimin e Besës por portieri Afrim Ademi sot ishte i pa mposhtur duke reaguar në disa gjuajtje që nuk përfunduan brenda golit.

Sidoqoftë këto tre pikë janë relaksuese para sfidës së javës së ardhshme ndaj Vëllaznimit.

Minutë pas minute

6′ Penallti për Llapin. Leart Emini pengohet në zonë nga portieri mysafir. Emini merr përgjegjësinë për të gjuajtur, por Haxhijaj pret gjuajtjen e tij

8′ Sërish Emini në skenë, kësaj radhe godet shtyllën pas gjuajtjes me kokë

20′ Llapi vazhdon dominimin, kërkon golin, por nuk po ia del të realizoj.

24′ GOOL | Bërbatovci kalon Llapin në epërsi pas trysnisë së madhe të vendasve. Asist i Ilir Blakçorit.

28′ GOOL |  Mirlind Daku ka realizuar eurogol. Llapi kalon në epërsi 2:0. Besa po duket e humbur në fushë.

37′ Egzon Sinani ia mohon golin Arbër Hoxhës që e kalon edhe portierin

45+ Përfundon pjesa e parë

46′ Starton pjesa e dytë

50′ Llapi e ka nisur furishëm edhe pjesën e dytë. Mentor Zhdrella kishte mundësi për golin e tretë, por nuk ia doli

53′ Merlaku gjuan me kokë, Ademi reagon dhe shpëton gol të sigurtë

60′ Merlaku doli i vetëm përballë Ademit, por ‘gardiani’ llapjan sërish ia mohon golin sulmuesit klinas

70′ Maloku me mundësi ideale, mirë Ademi në top formë nuk lejoi që të tundet porta e tij

71′ Jo, jo. Ademi nuk kalohet dot. Sërsih pret gjuajtjen e Merlakut. Dominim total i Besës

81′ Merlaku i pafat, shpërdoron edhe një mundësi të mirë

83′ Daku nuk ia del ta realizojë edhe golin e dytë edhe pse kishte mundësi të mirë

Përfundon ndeshja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *