Llapi – Besa zhvillohet të shtunën më 16 shtator

Nis nga ora 16:00 në “Zahir Pajaziti”.

Podujevë, 14 shtator, 2017 – Llapi dhe Besa takohen të shtunën nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në kuadër të javës së pestë në Vala Superligë.

Do jetë ky dueli i shtatë kampional ndërmjet Llapit dhe Besës, ndërsa dy herë janë takuar edhe në kuadër të Kupës, dueli i fundit në finalen e këtij viti që i takoi Besës pas penaltive.

Bardhekaltrit kanë mposhtur kuqebardhët dy herë në tri ndeshje të edicionit të kaluar të Vala Superligës, ndërsa një fitore i ka takuar pejanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *